Cilët janë futbollistët dhe trajneret më të paguar të çdo Lige, e zbulon ‘L’Equipe’
Gjëra turke shfaqen në horizont për Romelu Lukakun. Fenerbahçe, duke përfituar nga situata e nderë me Napolin, por tenton të lëvizë përpara kohe dhe ka hyrë në kontakte me përfaqësuesit e futbollistit për të parë sa i mundur është transferimi i belgut në Stamboll në muajt e verës.
Për momentin nuk ka ardhur asnjë përgjigje përfundimtare, sepse Lukaku dëshiron të shohë si do të zhvillohen disa situata, duke nisur nga sanksionet e klubit për qëndrimin pa autorizim në Belgjikë e deri te e ardhmja e Antonio Contes, emri i të cilit pas disfatës së Italisë po përmendet për një rikthim të mundshëm në pankinën e Të Kaltërve.
Sot për sot, Lukaku preferon që të qëndrojë te Napoli për kompetitivitetin e projektit teknik si dhe për të qenë solidar me trajnerin aktual nëse ai do të rinovojë. Por në anën tjetër, te Fenerbahçe, ai do të gjente një tjetër trajner që do ta priste krahëhapur; Domenico Tedesco që ka drejtuar kombëtaren belge në 2023-2025. Për më tepër, Turqia mund të ishte vendi u duhur për fazën e fundit të karrierës së Lukakut, një ambient i zjarrtë, skuadër që është në vendet e para dhe që merr pjesë në kompeticionet evropiane, pa harruar këtu edhe pagën që është e rëndësishme duke qenë se te Fenerbahçe janë 3 futbollistë me kanë një pagë bruto mbi 10 milionë euro
NGA NAPOLI NË STAMBOLL-PJESA 2. Ndjesia e deja vu nuk është aspak e gabuar. Muajt e fundit të Victor Osimhen te Napoli kanë qenë të ngjashëm me të Lukakut; një lamtumirë e shkruar, deri sa Galatasaray arriti të kënaqë kërkesat e De Laurentiis. Në rastin e Lukakut, duke parë moshën e sulmuesit, 33 vjeç dhe skandencën e kontratës, pretendimet do të ishin akoma më të ulëta. Dhe në këtë mënyrë, derbi i Stambollit do të kishte protagonistë dy qendërsulmuesit e fundit të Napolit. Por gjithçka mund të ndodhë, Napoli është në fazën e fundit të kampionatit dhe merkatoja mund të presë, të paktën për pak kohë.
Top Channel