Çudia e kualifikimeve në Botërorin e këtij viti, Suedia arrin në fazën finale pa fituar asnjë ndeshje në grupe
Përjashtimi i fundit i Italisë nga Kampionati Botëror vazhdon të shkaktojë reagime të forta, dhe një nga zërat më kritikë është Luciano Moggi, i cili foli për ‘Radio Tutto Napoli’ për të analizuar gjendjen e futbollit italian.
Ish-drejtori i Juventusit dhe Napolit shikon një vijë të qartë në krizë: “Mbani mend që rezultati i fundit i madh ishte në 2006, kur fituam Botërorin, me një strukturë të fortë drejtuese. Që nga ajo kohë, me fillimin e skandalit të Calciopoli-t, futbolli italian ka mbaruar.”
Një gjykim i prerë, që lidh rezultatet e Kombëtares me funksionimin e të gjithë sistemit. Moggi sulmon drejtpërdrejt drejtuesit e federatës: “Kombëtarja është pasqyra e sistemit: nëse jemi eliminuar tri herë, do të thotë që diçka nuk funksionon në bazë. Thuhet se peshku qelbet nga koka, ndaj Gabriele Gravina duhet të largohet.” Ai shton: “Ai nuk ka pasur fat dhe as nuk ishte në nivelin e duhur.” Sipas Moggit, për të rifilluar nevojitet një ndryshim radikal:
“Duhet të fillojmë nga e para, një pastrim total. Ministri Andrea Abodi duhet të ndërhyjë seriozisht. Mjaft me fjalë boshe: duhet një revolucion i vërtetë.” Në fund, ai hap mundësinë e reformës së Serisë A:
“Aurelio De Laurentiis ka të drejtë. Duhet një rimëkëmbje e përgjithshme, sepse kështu nuk mund të vazhdojmë. Sot kemi frikë nga skuadra si Bosnja: kjo thotë gjithçka.”
Top Channel