Mbrëmja e së martës ishte një makth për Italinë që për të tretën herë radhazi dështoi në misionin e saj për t’u kualifikuar në kampionatin Botëror të futbollit.

Një ditë pas disfatës së Zenica, kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma bën reagimin e parë duke iu drejtuar rrjeteve sociale për të shprehur të gjitha ndjesitë e tij në momentin më të vështirë të Të Kaltërve duke dërguarnjë mesazh për të gjithë tifozët.

‘Mbrëmë pas ndeshjes qava-shkruante Donnarumma në postimin e tij me zemër në dorë-qava për zhgënjimin se nuk ia dolëm të çonim Italinë aty ku e meriton. Qava për trishtimin e madh që po ndjej unë dhe i gjithë grupi për të cilin jam krenar që jam kapiten dhe e di që në këtë moment po e ndjeni edhe ju, tifozë të kombëtares sonë. Tani fjalët nuk shërbejnë, është e vërtetë, por një gjë e ndjej brenda meje dhe dua ta ndaj me ju; pas një zhgënjimi kaq të madh është e nevojshme që të gjesh kurajon për të kthyer faqe, edhe një herë. Dhe për ta bërë duhen shumë forcë, pasion dhe bindje. Duhet të besojmë gjithmonë, ky është motori për të ecur përpara. Sepse jeta di të shpërblejë atë që jep gjithçka, pa u kursyer. Dhe që këtu duhet të rinisim. Së bashku. Edhe një herë. Për të rikthyer Italinë aty ku e meriton të jetë’

Top Channel