Një ditë pas humbjes së Italisë që mbeti për herë të tretë radhazi jashtë Botërorit, zbulohet një prapaskenë kurioze në lidhje me atë çfarë ndodhi mes Nikola Vasilj dhe Gianluigi Donnarumma gjatë serisë së penalltive në sfidën me Bosnjen.

Sipas DAZN Deutschland, në fakt, kapiteni i Italisë mori në zotërim një copë letër të portierit boshnjak(ajo me indikacionet se si gjuajnë kundërshtarët që mbajnë portierët me vete) që ai e kishte vënë pas portës.

Një gjest që provokoi reagimin e Vasilj i cili u përball me Donnarummën aq sa u desh ndërhyrja e Turpin që e ndëshkoi me karton të verdhë.

Por e gjithë kjo iu kthye si një boomerang portierit italian, sepse sic raportojnë mediat boshnjake, dy mbledhës topash vunë re letrën me shënimet e Donnarummës që u postua më pas edhe në rrjetet sociale, duke ia vjedhur e duke shkaktuar një tjetër zemërim të portierit italian

Top Channel