‘Fjongo blu’ në familjen e Ylber Ramadanit, mesfushori kuqezi jep lajmin më të bukur
31/03/2026 00:08
Ylber Ramadani pa t’i shuhej ëndrra botëror në aspektin profesional, por në jetën personale mesfushori kuqezi mori dhuratën më të bukur me një ‘fjongo blu’.
Bashkëshortja e futbollistit të kombëtares shqiptare solli në jetë fëmijën e tyre të tretë, një djalë, të cilit ia kishte vënë emrin Amar dhe lajmin e bukur e dha vetë Ramadani nëpërmjet një postimi në Instagram Story
‘Mirë se erdhe në jetë djali im Amar, të priftë më e mira e botës-shkruante Ylber Ramadani në postimin e tij.

Top Channel