Bosnje-Itali, flet Barbarez: Nuk do të ketë eksperimente, gati të ‘parkojmë autobusin’ për të shkuar në botëror
Mbrëmjen e së martës do të jetë sfida vendimtare për një vend në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës që do të mbahet verën e këtij viti.
Ashtu sikurse Dardanët edhe Turqia po bën përgatitjet për këtë përballje me trajnerin Vincenzo Montella që duket se ka vendosur për formacionin që do të hedhë në fushën e lojës për të thyer Kosovën dhe për të siguruar pjesëmarrjen në botëror, ku Turqia mungon prej 24 vitesh.
Sipas asaj që publikohet në median turke, trajneri italian duket se do të bëjë vetëm një ndryshim në krahasim me ndeshjen ndaj Rumanisë. Mësohet se Montella pritet të hedhe në fushën e lojës Zeki Çelik në krahun e djathtë të mbrojtjes me futbollistin që është riaftësuar nga një dëmtim që kishte pësuar në vend të Mert Muldur.
Formacioni i mundshëm i Turqisë: Uğurcan, Ferdi, Abdülkerim, Samet, Zeki, Ismail, Hakan Calhanoglu, Arda Guler, Kenan Yildiz, Bariş Alper, Kerem
Kjo që do të luhet në mbrëmjen e së martës do të jetë sfida e 4-t mes Kosovës dhe Turqisë. Në 3 ndeshjet e mëparshme, 2 zyrtare dhe 1 miqësore, bilanci flet vetëm për skuadrën turke që i ka fituar të gjitha. Një ndeshje miqësore e luajtur mes këtyre dy skuadrave në 21 maj të 2014, nuk është përfshirë në këtë bilanc pasi në atë kohë Kosova nuk ishte anëtarësuar ende në UEFA dhe FIFA
Sfida mes Kosovës dhe Turqisë do të gjykohet nga Michael Oliver që do të ndihmohet nga asistentët e tij Stuart Burt dhe James Mainwaring.
Top Channel