Italia, Donnarumma karikon ‘Të Kaltrit’: Duhet t’iu dhurojmë tifozëve një gëzim të madh
Turqia ka mbërritur në Prishtinë për të zhvilluar ndeshjen me Kosovën, një prej surprizave më të bukura të kualifikueseve të këtij botërori.
Trajneri Vincenzo Montella në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide vuri në dukje rëndësinë e kësaj sfide dhe presionit që shoqëron skuadrën e tij
‘Do të ketë presion. Ka lojtarë që nuk kishin lindur kur Turqia luajti për herë të fundit në Botëror. Besoj se do ta përballojmë me sukses presionin-tha Vincenzo Montella që më pas nuk i kurseu elozhet për kombëtaren e Kosovës për rrugëtimin e saj deri në këtë moment
‘Kosova ka ardhur deri këtu me meritë të plotë. Ka pasur vazhdimisht rezultate pozitive. Besoj se do të jetë një finale e madhe-vijoi Montella që më pas përmendi eksperiencën e tij në pankinën e Turqisë
‘Jam i lumtur që jam trajner i Turqisë, kam mbështetjen e presidentit të Federatës-tha Montella-kjo arritje është edhe falë futbollistëve, çdo rezultat është falë tyre. Cilido që të jetë rezultati, mburrem me këta futbollistë’
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri Stadium ku pritet një atmosferë e zjarrtë. është një sfidë emocionet e se cilës do të mund t’i përjetoni edhe përmes ekranit të Top Channel dhe platformën Digitalb
Top Channel