Pak orë nga fillimi i ndeshjes që do të vendosë fatin për Botërorin mes Bosnjes dhe Italisë, klima bëhet gjithnjë e më e nxehtë.

Këtë herë polemikat nuk u ndezën as nga festimet e as nga gjendja e stadiumit të Zenica, por nga një foto e një spiuni të dyshuar ushtarak italian që ishte i pranishëm brenda fushës stërvitore të Bosnjes për të filmuar futbollistët e kombëtares boshnjake.

Ajo që e lëshoi ‘bombën’ ishte media boshnjake, sipas së cilës, stërvitja e Dzekos me shokë po filmohej nga një ushtar i EUFOR, baza e së cilës ndodhet pikërisht pranë fushës e madje ai ka qëndruar pranë fushës së Budmit edhe pas 15 minutave të para që ishin të hapura për publikun

Në një kohë shumë të shkurtër u bë një zhurmë e madhe, kështu që për të shuar që në fillim polemikat, burime nga Mbrojtja, bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për një  ‘spiun’. Mësohet se personazhi në fjalë në fakt është një ushtar italian që ndodhej në vend dhe thjesht po vëzhgonte stërvitjen.

Top Channel