Toto Wolff është në qiellin e shtatë dhe me të drejtë. Mercedes në këtë fillim sezoni ka marrë rezultate të shkëlqyera, 3 fitore në 3 gara, më mirë se kaq nuk mund të bëhej e për më tepër Andrea Kimi Antonelli është në krye të klasifikimit.

Njëvendëshet gjermane ‘fluturojnë’ në pistë dhe asnjë nuk duket se mund të vërë në dyshim dominimin e tyre, as Max Verstappen që mendon tërheqjen nga Formula 1

Vizioni i menaxherit të fuqishëm austriak është optimist. Në një intervistë për DAZN Spanjë, Wolff nuk e fshehu aspak entuziazmin. Po shndërrohet në një kompeticion të vërtetë dhe shumë emocionues. Mund të shohësh kur dikush kursen energji dhe kur e përdor atë’-tha Toto Wolff. Sipas tij, ka më shumë rëndësi strategjia e talentit të pastër, nuk ka më hapësirë për intuitë dhe improvizim, energjia bëhet një prej elementëve që janë në gjendje të bëjnë diferencën.

Të gjithë mësojnë të përdorin energjinë. Në trafik nuk e kemi këtë diferencë-shtoi Toto Wolff

Ndërsa për mikrofonët e Sky Germany, Wolff foli për kritikat ndaj rregullores të bëra nga Max Verstappen i zhgënjyer.

‘Formula 1 po ndryshon dhe po bëhet një garim i mirëfilltë-tha Wolff-të shohësh një pilot që e rikarikon energjinë dhe pilotin tjetër që e përdor është shumë emocionuese. Flasim për një shkencë të garave që po zhvillohet dhe është në duart e pilotëve. Por ndoshta Max dhe të tjerët preferonin rregullat e vitit të kaluar kur këtu në Suzuka nuk shihnim thuajse kurrë parakalime’

Top Channel