Pas shumë supozimeve, Romelu Lukaku thyen heshtjen. Sulmuesi belg, përmes një letre të publikuar në rrjetet sociale, theu heshtjen dhe shpjegoi pozicionin e tij në këtë përplasje me Napolin që nisi të enjten e kaluar.

‘Ky sezon ishte me të vërtetë i vështirë për mua, mes dëmtimeve dhe humbjeve personale-shkruante Lukaku-e di që këto ditët e fundit është folur shumë për situatën time dhe është e rëndësishme që të sqarohet gjithçka; e vërteta është se në javët e fundit nuk jam ndjerë mirë fizikisht dhe bëra kontrolle kur isha në Belgjikë. Rezultoi se kishte inflamacion dhe likuid në muskulin fleksor të legenit dhe është problemi i dytë që kur u ktheva në fillim të nëntorit’

Lukaku vijon duke shpjeguar arsyen pse qëndroi në Belgjikë duke shtuar se nuk do t’i kthejë kurrë shpinën Napolit

‘Zgjodha të kryej procesin e riaftësimit në Belgjikë në mënyrë që të jap ndihmesën time kur të më kërkohet-vijon në letrën e tij Lukaku-mendoj se shumë prej jush e kanë parë intervistën time pas ndeshjes me Veronën…nuk do të mund t’i kthej kurrë shpinën Napolit, kurrë. Nuk ka asgjë që dua më shumë se të luaj e të fitoj me skuadrën time…por në këtë moment duhet të sigurohem që të jëm klinikisht në 100% të formës sepse së fundmi nuk kam qenë dhe kjo ka pasur edhe një impakt në aspektin mental. Ishte një vit i vështirë, por në fund do t’ia dal mbanë dhe do të ndihmoj Napolin dhe kombëtaren për të arritur objektivat e tyre kur të nevojitet ndihma ime. Është gjithçka që dua’

Top Channel