Calhanoglu dhe sfida finale me Kosovën: Është një skuadër e mirë, di disa fjalë shqip
Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për ndeshjen miqësore me Ukrainën, një sfidë që mbyll fushatën e kualifikueseve me pengun e madh që ishim shumë pranë një arritjeje të madhe në këtë edicion, por ëndrrat u venitën.
Pasditen e kësaj të hënë, kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, pa shumë ngarkesa fizike të fokusuar më shumë në aspektet taktike të lojës.
Në këtë seancë mungoi Ardian Ismajli për shkak të një dëmtimi muskular në kofshën e majtë. Pas konsultave me stafin mjekësor u arrit në përfundimin se Ismajli nuk mund të rikuperohet për ndeshjen miqësore me Ukrainën.
Lajmi i mirë për kuqezinjtë është rikuperimi i Jasir Asani që është kthyer të punojë me grupin për të zhvilluar stërvitjen e plotë. Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në stadiumin Estadi Ciutat de València, në Valencia dhe do të transferohet në platformën Digitalb.
Top Channel