Calhanoglu dhe sfida finale me Kosovën: Është një skuadër e mirë, di disa fjalë shqip
Çfarë tha presidenti i Barcelonës për vendimin e vështirë që mori për ta lënë Messin të largohej dhe mundësinë që ata të bashkëpunojnë përsëri. Marrëdhënia e tij me Florentino Perez është në një pikë ekstreme për shkak të çështjes Negreira
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dha një intervistë të plotë për gazetën El Pais. Në diskutimin me lojtarin e fortë të Blaugranave, u përmend edhe vendimi i vështirë për largimin e Lionel Messi nga skuadra, ndërsa u komentua edhe marrëdhënia e klubit me Florentino Perezin, e cila është përkeqësuar në muajt e fundit. “Më është dashur të marr një vendim të vështirë dhe mendoj se kisha të drejtë… Rezultatet flasin vetë. Ne arritëm të rikuperonim situatën financiare të klubit, ndërtuam një skuadër konkurruese dhe kishte ardhur koha për ndryshime. Messi ishte në fund të karrierës së tij dhe ne duhej të ndërtonim një skuadër të re. Do të doja të ndërtoja një skuadër të tillë me ndihmën e Leos, nga një pozicion tjetër. Po… u përpoqëm, por nuk mundëm ta bënim.”
Kur u pyet nëse Barcelona do të bashkëpunojë përsëri me asin argjentinas, Laporta sqaroi: “Një bashkëpunim i mundshëm në të ardhmen do të jetë siç dëshiron Leo dhe siç dëshiron Barca. Në një moment interesat tona do të jenë të përbashkëta dhe do të gjendemi përsëri në të njëjtën rrugë.”
Laporta foli përsëri për çështjen “Negreira”
Një nga çështjet që e ka djegur Barcelonën prej vitesh është skandali Negreira, me Joan Laportën që nuk mund ta fshehë acarimin e tij, si nga procesi i gjyqit ashtu edhe nga qëndrimi i gjyqtarëve, të cilët kanë vuajtur nga ky proçes dhe po ia vështirësojnë punën ekipit të tij: “Gjithmonë kam pasur ndjesinë se duhet të jemi shumë më superiorë, sepse gjyqtarët nuk na favorizojnë. Këtu duket se ata gjithmonë e ndihmojnë Madridin.
Lidhur me skandalin me ish-nënkryetarin e komitetit të gjyqtarëve spanjollë, ai theksoi se ishte qershia mbi tortë, kështu që marrëdhëniet e tij me presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez, tani janë në një pikë krize: “Sa herë që çështja është gati të mbyllet, ata paraqesin prova që janë të paqarta. Por gjyqtari, për të treguar se e trajtoi mirë çështjen, detyrohet ta zgjasë hetimin edhe për gjashtë muaj të tjerë.
“Ata po përpiqen të sajojnë një gënjeshtër, sipas së cilës gjyqtarët favorizojnë Barçën dhe jo Real Madridin. Me atë që po bëjnë, e vetmja gjë që po arrijnë është të diskreditojnë futbollin. Me Florentinon, që kur ai u shfaq në këtë rast dhe mbajti qëndrim, duke thënë atë që ka thënë për ne, marrëdhënia është përkeqësuar.”
Top Channel