Një ushtar italian në stërvitjen e Bosnjes; plasin polemikat për ‘spiunin’…
‘Jemi qenie njerëzore. Është e kotë që të vëmë në dukje se ndeshjen e ndjejmë edhe ne. Jemi gati dhe të karikuar. Jemi një grup i ri, normal që ka pak nervozizëm’-kështu është shprehur Donnarumma që karikon skuadrën në prag të ndeshjes me Bosnjen, finalja e playoffit për një vend në Botërorin e kësaj vere.
‘Nesër do të jetë një ndeshje e rëndësishme ndaj së cilës duhet të kemi një qasje të mirë menjëherë-shtoi portieri i kombëtares italiane-nuk duhet të përsërisim gabimet e pjesës së parë të ndeshjes me Irlandën. Eksperienca ime? Jam krenar për çfarë kam bërë me kombëtaren. Kam pasur gëzime dhe dhimbje. Kam humbur dy botërorëë, vetëm ne e dimë se sa na ka rënduar fakti që nuk kemi qenë. Kemi shumë dëshirë për të çuar Italinë aty ku e meriton. Nga kjo eksperiencë e hidhur duhet të rinisemi dhe t’u dhurojmë tifozëve një gëzim të madh’
Më pas portieri 27 vjeçar u shfaq në konferencën për shtyp duke thënë se Italinë e pret një ndeshje e vështirë që duhet të përballohet me qetësinë e duhur.
‘Kemi të drejtën të japim gjithçka në fushën e lojës, do të kemi një ndeshje të vështirë, është e nevojshme që ta përballojmë me qetësinë e duhur-tha Donnarumma-duhet të jemi të fortë. Do të vrapojnë me 100 në orë dhe ne nuk duhet të jemi më pak, kanë kampionë mes tyre dhe individualitete të shkëlqyera. Kemi tensionin e duhur, tifozët që do të jenë këtu dhe ata nga shtëpia do të jenë me ne që të na nxisin’
Top Channel