Ndeshja me Kosovën nuk do të jetë aspak e lehtë për Turqinë. Ky është mendimi i thënë nga kapiteni i Kombëtares turke, Hakan Calhanoglu në konferencën për shtyp një ditë përpara kësaj supersfide teksa shfaqi vlerësimin dhe respektin për Dardanët

‘Kosova nuk ka vetëm një lojtar të rrezikshëm. Vedat Muriqi, Fisnik Asllani, Edon Zhegrova, janë lojtarë që luajnë mirë. Kosova ka ekip të mire-tha Calhanoglu që zbuloi edhe një kuriozitet me gjuhën shqipe

‘Sigurisht di disa fjalë shqip, por nuk preferoj t’i them në konferencë-shtoi Çalhanoglu me tone shakaje.

Më pas mesfushori i Interit theksoi se skuadra e tij nuk do të tolerojë aspak kundërshtarin.

‘Ne nuk e nënvlerësojmë kurrë asnjë ekip. E kemi parë eliminimin e Interit nga Bodo/Glimti në Ligën e Kampionëve. Do ta japim më të mirën’-shtoi Calhanoglu

Top Channel