Formula 1/ Vendosi rekordin si piloti më i ri që merr kreun, Antonelli: Është herët të mendoj për titullin
Max Verstappen mund të largohet nga Botërori i Formula 1 në fund të sezonit, 2 vjet përpara mbylljes së kontratës së tij me Red Bullin. Motivet për këtë zgjedhje të mundshme të 4 herë kampionit të botës janë të shumta duke nisur nga rregullat e reja që nuk i pëlqejnë aspak pilotit holandez.
Verstappen nuk e ka fshehur kurrë pakënaqësinë e tij, përkundrazi e konfirmoi qëndrimin e tij menjëherë pas garës në Japoni ku ai u rendit në vendin e 8 pas një dueli të gjatë me Gasly me këtë të fundit e mbylli garën përpara tij
‘Nuk po më pëlqen më kjo Formula 1-tha Verstappen për BBC-a po e mendoj tërheqjen? Kjo është ajo që po them. Por reflektoj për gjithçka që ndodh në këtë paddock. Janë 22 gara dhe pyes veten, a ia vlen të vazhdoj apo të preferoj të qëndroj në shtëpi me familjen time, të takohem me miqtë duke qenë se nuk argëtohem më’.
Verstappen më pas theksoi se nuk janë rezultatet zhgënjyese ato që po ndikojnë në këtë reflektim të tij
‘E di që nuk mund të fitohet apo të luftosh për podium çdo herë-shtoi Verstappen-por unë nuk argëtohem më. Përpiqem të përshtatem, por nuk është e bukur mënyra sesi duhet të garoj. Nuk është produktive për drejtimin e makinës dhe në një farë pikë, mendoj se nuk është më ajo që dua të bëj. Mendoj se është bukur të fitosh, por unë dua të jem këtu për t’u argëtuar, të kaloj momente të bukura dhe të shijoj garën. Për momentin nuk po ndodh kështu’.
Top Channel