Kleandro Lleshi nuk është më futbollist i Tiranës. Qendërmbrojtësi dhe bardheblutë kanë ndarë rrugët mes tyre një lajm që e konfirmon vetë futbollisti përmes një postimi në rrjetët sociale.

‘Faleminderit KF Tirana-shkruante Kleandro Lleshi në postimin e tij me futbollistin që ka qenë në gjyq me klubin bardheblu për mosdhënie pagash.

Kleandro Lleshi u transferua te Tirana në verën e kaluar pasi mbylli bashkëpunimin me Laçin që ra në Kategorinë e Parë. Aktualisht Tirana, në Kategorinë Superiore është në vendin e 9 me 27 pikë dhe është në një  garë të fortë për mbijetesë në elitën e futbollit shqiptar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kleandro Lleshi (@kleandro_lleshi)

Top Channel