Verstappen bën deklaratën e bujshme: Mund të largohem nga Formula 1, nuk argëtohem më
Andrea Kimi Antonelli mori një fitore të madhe në pistën e Suzukas në Çmimin e Madh të Japonisë në Botërorin e Formula 1 duke regjistruar fitoren e dytë radhazi që i dha edhe kryesimin në renditjen e përgjithshme duke vendosur rekordin si piloti më i ri në historinë e këtij kampionati që e arrin pozicionin më të lartë.
Megjithatë piloti 19-vjeçar i Mercedes preferon që të qëndrojë me këmbë në tokë teksa tha se është herët për të që ai të mendojë për titullin.
‘Jam me të vërtetë i lumtur. Sigurisht është ende herët për të menduar për titullin, por jemi në rrugën e duhur-u shpreh Antonelli pas përfundimit të garës
Më pas piloti bolonjez analizoi garën e tij ku e bëri të qartë se ku duhet të bëjë më mirë dhe të punojë më shumë gjatë pauzës së detyruar të muajit prill.
‘Starti i garës ishte i tmerrshëm, por më pas Makina e Sigurisë më ndihmoi të merrja kryesimin dhe më pas gjithçka ishte fantastike-shtoi Antonelli-në javët e ardhshme do të përqendrohem tek starti i garës, është një pikë e dobët e imja. Me gomat e mesme ishim mjaft mirë, por me gomat e forta ishim akoma më shumë. Nuk di të them se si do të shkonin gjërat pa Makinën e Sigurisë, por sigurisht ma bëri garën më të lehtë’.
Fitorja e Antonellit në Japoni shënoi edhe një të dhënë tjetër, kthimin te fitorja e një piloti italian në këtë pistë pas 34 vitesh.
‘Kjo fitore ishte speciale, përpara këtyre tifozëve të mrekullueshëm. Të drejtosh dhe të garosh këtu është një eksperiencë unike, mezi pres të kthehem këtu sezonin e ardhshëm-tha Andrea Kimi Antonelli.
Top Channel