Video/ Përfshihet nga flakët një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, 13 të vdekur dhe 40 të plagosur Bisedimet mes ministrave të Jashtëm të Egjiptit, Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit kanë përfunduar, ndërsa fokusi kryesor ishte ulja e tensioneve lidhur me konfliktin mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, si dhe çështjet e tjera rajonale.
Takimi u zhvillua në Islamabad, Pakistan, ku ministrat e Jashtëm diskutuan mundësitë për uljen e tensioneve dhe bashkëpunim rajonal. Pas bisedimeve, Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, pati një takim privat me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al Saud, njoftoi zyra e tij.
Në takime morën pjesë gjithashtu ministri i Jashtëm i Pakistanit, Mohammad Ishaq Dar, këshilltari kombëtar për sigurinë dhe drejtori i përgjithshëm i ISI-së, gjeneral Mohammad Asim Malik.
Sipas njoftimeve zyrtare, një deklaratë e përbashkët pritet të publikohet së shpejti.
Top Channel