Bosnje-Itali, Turpin do të vendosë drejtësi me një precedent që i bën Të Kaltrit të dridhen
Napoli po e pret me padurim, por Romelu Lukaku, për momentin ende nuk është kthyer në Itali. Krisja e raporteve mes sulmuesit dhe kampionëve të Italisë nuk është ngjitur dhe në këtë pikë, mund të kthehet në një thyerje përfundimtare e tyre
Të rejat orëve të fundit flasin për pozicione të distancuara mes belgut dhe Napolit përsa i përket menaxhimit të rikuperimit dhe kthimit të sulmuesit në fushën e lojës, por diplomacia(drejtuesit e klubut dhe përfaqësuesit e lojtarit) kanë nisur punën për afrimin e palëve. Dialogu mbetet i hapur, me synimin që të gjendet zgjidhja më e mirë në interesin e përbashkët.
Fokusi i qendërsulmuesit është të rikuperohet sa më mirë për të kontribuuar në objektivat sezonalë, për t’u kthyer të jetë i rëndësishëm si për Napolin ashtu edhe për kombëtaren belge me te cilën ai do të luajë Botërorin e tij të katërt në karrierë.
Por klubi nuk mund të presë pafund dhe kërkon të riketë Lukakun në Castel Volturnë në javën e ndeshjes shumë të rëndësishme me Milanin. Nuk është një afat u vërtetë, por Napoli pret që futbollisti të jetë në qendrën stërvitore të martën e 31 marsit. Në rast të kundërt, nuk përjashtohet asnjë skenar, as mundësia që Lukaku të lihet jashtë skuadre. Në këtë pikë, dialogu i ditëve të ardhshme bëhet vendimtar për të evituar këtë skenar dhe të mos shkohet në një përplasje totale në fazën finale të sezonit.
Top Channel