Emocionet dhe spektakli ishin kryefjalët e Garës Sprint në Çmimin e Madh të Austin në Texas, një pistë ku çuditërisht nuk ishte Marc Marquez ai që dominoi. Përkundrazi, kampioni i botës në fuqi ishte surpriza e madhe teksa u rrëzua gjatë zhvillimit të saj, po ashtu u rrëzuan edhe Marco Bezzecchi dhe Fabio Di Giannantonio me këtë të fundit që më herët kishte fituar pole position.

Në fund të 10 xhirove kaq emocionuese, ai që triumfoi ishte Jorge Martin i cili arriti të kalojë i pari vijën e finishit pas një dueli në castet e fundit me Francesco Bagnaia. Piloti i Ducatit e nisi shumë mirë këtë garë dhe krijoi edhe një avantazh të dukshëm me kundërshtarët e tij, por në fund u detyrua të dorëzohej ndaj Martin dhe të kënaqej me vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua Pedro Acosta i ndjekur nga Bastianini në vendin e katërt që la pas Alex Marquez dhe Marinin.

Gara Sprint e Austin sjell ndryshime edhe në renditjen e përgjithshme të klasifikimit pasi tani në krye ngjitet pikërisht Jorge Martin me 57 pikë, 1 më shumë se Bezzecchi në vendin e dytë, ndërsa i treti është Acosta me 49 pijë. Mbrëmjen e kësaj të diele do të jetë gara e klasike që mund të ndryshojë akoma gjërat; Bezzecchi e Marini janë penalizuar me 2 pozicione pasi penguan rivalët e tyre gjatë kualifikueseve me Bezzecchin që do të niset nga vendi i 4-t pas këtij penalizimi

Top Channel