Tifozi anglez shet shtëpinë për të parë të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës
Një klasë arbitrare angleze do të vendosë drejtësi në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën mes Kosovës dhe Turqisë, finalja e playoffit të Botërorit të SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.
Gjyqtar kryesor do të jetë Michael Oliver, ndërsa asistentë të tij do të jenë Stuart Burt dhe James Mainwaring. Gjyqtari i katërt është caktuar të jetë Cristopher Kavanagh.
Michael Oliver është një prej arbitrave me më eksperiencë teksa ka gjykuar shumë ndeshje të rëndësishme mes të cilave edhe finalja e Superkupës së Evropës të vitit 2022 mes Realit të Madridit dhe Eintrachtit të Frankfurtit.
Përsa i përket sfidës të së martës, Michael Oliver gjykon Kosovën për herë të parë, ndërsa Turqinë anglezi e ka gjykuar edhe në 3 ndeshje të tjera; në kualifikueset e Evropianit me Kazakistanin e fituar 1-0 dhe më pas në kualifikueset e Botërorit 2022 me Holandën të cilën Turqia e mundi 4-2. Dhe sfida e fundit ku Oliver ka qenë gjyqtar kryesor për Turqinë ka qenë në shtatorin e 2025 në sfidën me Spanjën e fituar nga kjo e fundit 6-0
Ndeshja e madhe mes Kosovës dhe Turqisë do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë do të transmetohet në platformën Digitalb.
Top Channel