Bosnje-Itali, Turpin do të vendosë drejtësi me një precedent që i bën Të Kaltrit të dridhen
Tre ditë para finales së play-off-it ndaj Bosnjës, mbrojtësi i Italisë, Federico Dimarco, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar situatën në kombëtaren e drejtuar nga Gennaro Gattuso, si dhe polemikat e fundit.
Futbollisti italian u ndal fillimisht te një episod që ka bërë bujë, lidhur me reagimin e tij gjatë ndjekjes së ndeshjes Uells–Bosnjë, që përcaktoi kundërshtarin e Italisë. Ai theksoi se gjithçka ka qenë një reagim instinktiv dhe pa qëllim për të ofenduar.
“Respektoj çdo klub dhe çdo kombëtare. Reagimi ishte spontan, pasi po ndiqnim penalltitë për të kuptuar kundërshtarin. Menjëherë pas ndeshjes përgëzova Dzekon dhe jam i lumtur për të. Nuk kam dashur të tregoj mungesë respekti ndaj Bosnjës apo popullit të saj”, u shpreh Dimarco.
Ai iu përgjigj edhe kritikave për arrogancë, duke i cilësuar të pabazuara, sidomos duke marrë parasysh dështimet e fundit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.
“Nuk e di pse flitet për arrogancë. Nuk kemi arsye për këtë, pasi kemi munguar në dy Botërore. Për më tepër, nuk ishte e drejtë të filmohej ai moment, pasi ishim mes miqsh, familjarësh dhe fëmijësh”, shtoi ai.
Top Channel