Emri i Fisnik Asllanit vazhdon të jetë i lidhur me atë të Barcelonës. Klubi katalanas ka shfaqur interesin e tij për sulmuesin 22 vjeçar të Hoffenheimit dhe kombëtares së Kosovës dhe madje ka pasur kontakte me përfaqësuesit e futbollistit.

Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë agjenti i Asllanit, Ayman Dahmani, pas fitores së madhe të Kosovës ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e playoffit të Botërorit 2026.

Në një prononcim për ‘Erem News’, Ayman Dahmani tha se ka pasur kontakte me Barcelonën, por paralajmëroi se Fisnik Asllani do të largohet nga skuadra gjermane vetëm nëse paguhet klauzola e zgjidhjes së kontratës me Hoffenheimit që sipas disa mediave varion nga 25 në 29 milionë euro.

Ndërkaq, sulmuesi dardan është i përqendruar te finalja e madhe me Turqinë për një vend në Botërorin e këtij viti që do të luhet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Top Channel