Parashikime të kobshme nga zyrtarë të lartë izraelitë: Irani mund të vazhdojë me ritmin aktual për javë të tëra
Kristi Lamaj, ish-banori i Big Brother VIP 5 ka treguar për planet dhe projektet e reja pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Kristi, i ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Story, tregoi për herë të parë se është bërë pjesë e një projekti nga Fondacioni Dritan Hoxha, në bashkëpunim me Top Channel, një emision që ka në fokus të rinjtë.
Ish-banori u shpreh se ky është një kapitull i ri për të dhe tepër sfidues.
“Unë, direkt sapo zbrita nga muri, Ledia Liku më mori dhe më tha për një projekt shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një projekt nga Fondacioni Dritan Hoxha dhe Top Channel. Një emision ku në qendër ka rininë. Unë do të kem rolin e opinionistit dhe pak edhe të moderimit. Do të kemi në fokus artin dhe artistët e rinj, rininë. Është një sfidë dhe kapitull i ri për mua”, u shpreh Kristi.
View this post on Instagram
Top Channel