Bosnje Hercegovina do të jetë kundërshtarja e Italisë në finalen e playoffit të Botërorit 2026 teksa mundi Uellsin pas serisë së penalltive.

Disa prej futbollistëve italianë festuan për këtë kualifikim të Bosnjes, video e të cilëve u bë virale në rrjetet sociale, por që nuk iu pëlqeu aspak boshnjakëve të cilët reaguan menjëherë në rrjetet sociale. ‘Shikoni çfarë mungese respekti të italianëvë dhe çfarë arrogance. Festuan fitoren tonë me penallti; do ta kemi parasysh në Zenica’-ka qenë paralajmërimi i boshnjakëve në rrjetet sociale.

Por çfarë ndodhi pas ndeshjes mes Italisë dhe Irlandës së Veriut. Telekamerat e televizionit Rai inkuadruan Dimarcon, Pio Espositon, Vicario, Meret dhe Tonalin që sapo kishin siguruar kualifikimin për në finale teksa po shihnin sfidën mes Uellsit dhe Bosnjen që u fitua nga kjo e fundit me penallti. Regjia pikasi edhe një reagim të Tonalit pas një gabimi të Bosnjes në kohën shtesë. ‘Për pak sa nuk shënoi’-tha mesfushori pas një rasti të humbur të Demirovic. Por, pas mbylljes së ndeshjes disa lojtarë të Të Kaltërve e lëshuan veten teksa bënë disa festime që u dukën të pavend dhe ‘gjykata’ e rrjeteve sociale i dënoi menjëherë.

Top Channel