Reshje dëbore edhe në veri të vendit, borëpastrueset ndërhyjnë në aksin Bogë-Theth
27/03/2026 09:30
Reshjet e dëborës janë rikthyer edhe në veri të vendit në zonat malore.
Në aksin Bogë-Theth kanë ndërhyrë borëpastrueset për pastrimin e rrugës dhe kthimin e normalitetit.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, po ashtu dëborë ka edhe ne zonat e Kelmendit në Lëpushë e Vermosh. Për shkak të uljes së temperaturave reshje dëbore u regjistruan mbrëmjen e kaluar edhe në qytetin e Pukës.
Top Channel