Champions League/UEFA përcakton datat e ndeshjeve gjysmëfinale
Fjala ‘pension’ duket se nuk ekziston në fjalorin e Roy Hodgson. Trajneri legjendar anglez vendosi të kthehet në pankinë në moshën 78 vjeçare duke pranuar të drejtojë si trajner i komanduar deri në fund të sezonit skuadrën e Bristol City që aktualisht është në vendin e 16 në Championship.
Ish trajneri i Interit, një figurë legjendare në futbollin britanik dhe jo vetëm, do të takohet më skuadrën e tij të re ditën e hënë dhe do të kthehet zyrtarisht në pankinë të premten e 3 prillit më sfidën e javës së 40 të Divizionit të Dytë të futbollit anglez.
‘Pata bisedime shumë të mira me drejtuesit e klubit dhe jam me të vërtetë i lumtur për mundësinë që m’u dha që të ndihmoj skuadrën në këto javë të fundit-tha Hodgson për faqen zyrtare të klubit-do të nisim menjëherë punën me synimin për të bërë një paraqitje pozitive të premten’.
Roy Hodgson nuk do të duhet të bëjë mrekulli duke qenë se Bristol City është në një pozicion të qartë(12 pikë para zonës së rënies nga kategoria dhe 12 pikë pas vendit të fundit që të çon në playoff për në Premier League), por do të duhet të ndihmojë skuadrën për të ndërtuar të ardhmen. I lindur në 9 gusht të 1947, Hodgson që ka qenë edhe trajner i Anglisë në 2012-2016, ka rekordin si trajnerin më të vjetër në moshë në Premier League të vendosur në 2024 kur në moshën 76 vjeç e 187 ditë drejtoi Crystal Palace në sfidën ndaj Chelsea në atë që ishte pankina e tij e 200. Kur të debutojë të premten e 3 prillit ai do të jetë 78 vjeç e 237 ditë dhe do të bëhet trajneri më i vjetër në moshë në të gjithë historinë e Championship
Top Channel