“Shoqëria po bëhet apolitike me qëllim”/ Editoriali i Grida Dumës në “Për’flasim”: Gjumi apatik shqiptar, ka rënë besa e fjalës Dashuri Rrapaj në Roskovec të Fierit nuk jeton më. Jeta e saj u ndërpre nga të shtënat e pushkës së bashkëshortit, me të cilin kishte rreth 5 dekada e martuar.
Disa ditë më herët, Xhuana Nikollaj, 25-vjeçarja nga Lezha, u shty në vetvrasje nga dhuna e ish-partnerit.
Jeta e ndërprerë e këtyre grave dëshmon se dhuna në familje mbetet një ndër format më të përhapura të dhunës në Shqipëri.
Në vetëm 3 muajt e parë të këtij viti, në të gjithë vendin janë shënuar 490 raste të dhunës në familje. Referuar statistikave të Policisë së Shtetit, 311 prej tyre kanë qenë gra e vajza të cilat janë dhunuar nga partnerët e tyre.
Psikologja Almenda Xhaferri thotë: “Dhuna nuk fillon me shpullën e parë. Fillon kur humbet respekti. Kur kontrolli ngatërrohet me dashurinë dhe heshtja është më e fortë se zëri që duhet të kërkojë ndihmë”.
Por në shumë raste të tjera, dhuna ndodh në heshtje, pa u denoncuar, çka tregon se shifra reale e këtij fenomeni mund të jetë edhe më e lartë.
“Gratë nuk e adresojnë dhunën sepse e kanë si mekanizëm mbrojtjeje. Tentojnë të mos përshkallëzojnë konfliktin, se kanë frikë mos agresori bëhet më i dhunshëm. Në raste të tjera, ka vështirësi për t’ia dalë vetë, pasi nuk është e pavarur ekonomikisht”, shton Xhaferri.
Por edhe kur gratë gjejnë guximin dhe denoncojnë dhe kërkojnë ndihmë, dhuna nuk ndalet. Denoncimet pasohen me urdhër-mbrojtje të lëshuara nga gjykata për periudha të caktuara, që variojnë nga një muaj deri në një vit, të cilat realisht nuk i mbrojnë viktimat e dhunës, të cilat jo rrallë herë detyrohen të jetojnë nën një çati me dhunuesin.
Top Channel