Video/ Olsi Rama në hotelin e Kombëtares në Varshavë, vizitë surprizë për dy ish-lojtarët e Partizanit

26/03/2026 12:16

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ishte i pranishëm në hotelin ku ndodhet Kombëtarja shqiptare në Varshavë.

Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Olsi Rama takohet me dy ish-lojtarët e kuq, Ylber Ramadani dhe Jasir Asani.

Ky i fundit është lënë jashtë listës së lojtarëve që do të jenë të pranishëm për takimin me Poloninë dhe do ta ndjekë sfidën nga tribuna.

Top Channel