“Rituali” i çuditshëm para ndeshjes me Shqipërinë, polakët largohen nga presioni i ndeshjes dhe shëtisin në… pyll
26/03/2026 13:01
Kombëtarja e Polonisë ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për t’u përgatitur për ndeshjen vendimtare ndaj Shqipërisë në “playoff”-et e Kupës së Botës.
Disa orë përpara sfidës në stadiumin “PGE Narodowy”, skuadra e drejtuar nga Jan Urban ka zhvilluar një shëtitje relaksuese në një pyll pranë Varshavës.
Rreth orës 11:00, futbollistët polakë kanë lënë për pak kohë presionin e madh të ndeshjes, duke kaluar disa momente qetësie në natyrë.
Gjatë shëtitjes, ata u takuan edhe me disa tifozë, për të cilët dhanë autografe.
Top Channel