Mesazhe të vazhdueshme në rrjete sociale, kërcënohet me jetë avokatja e njohur
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka folur për paketën e maleve, duke u shprehur se nuk është nisëm për zgjidhjen e pronësisë.
Ai u shpreh se Paketa e Maleve po bëhet për të zhvillimin lokal. teksa u ndal tek plotësimi i dy kushteve kyçe.
“Paketa e Maleve është më e gjerë se lokacioni lokal. Janë vetë bashkitë që vazhdojnë procesin në zonat ku e sheh të arsyeshme, janë ata që ndjekin procedurat. Paketa e Maleve nuk është nisëm për zgjidhjen e pronësisë. Është instrument për zhvillimin lokal.
Bëhet fjalë që një aplikant duhet të plotësojë dy kushte, duhet ta ketë zotëruar atë pronë të paktën 10 vite, ose të jetë e tij, i kanë ndarë tokat, por që nuk ka letrat e nevojshme. Bashkia pasi bën verifikimet jep afat 45 ditë. Garancia më e madhe është Bashkia, që të garantojë plotësimin e kushteve”, tha Demo.
Top Channel