“Meritonim më shumë”/ Uzuni në lot pas disfatës në Poloni: Mund të bënim krenarë të gjithë shqiptarët, tani duhet të presim 4 vite të tjera

26/03/2026 23:11

Pas disfatës 2-1 në Poloni, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, nuk i mbajti dot lotët.

Në prononcimin e tij për “DigitAlb”, sulmuesi kuqezi u shpreh se ekipi meritonte më shumë dhe se tani duhet të presë katër vite të tjera për të shkuar në një Botëror.

“Jemi shumë të mërzitur. Kemi bërë një udhëtim shumë të mirë. Meritonim më shumë. kishim dy raste për të kaluar në avantazh. Ky është futbolli.

Trajneri tha që ishte shumë krenar me ne. E dimë që jemi krenarë, por kishim mundësinë për të bërë të gjithë shqiptarët krenarë. Duhet të presim 4 vite për të arritur këtu ku ishim. Të gjithë donim të arrinim në Botëror”, tha Uzuni për ‘DigitAlb’.

Top Channel