Mbrojtja me tre dhe Lewandowski në krye të sulmit, si pritet të rreshtohet Polonia në duelin me Shqipërinë

26/03/2026 12:34

Polonia pret Shqipërinë në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë, në një përballje të vlefshme për gjysmëfinalen e “Playoff”-eve për Kupën e Botës.

Në lojë është një vend në finale, ndërsa impianti me kapacitet 58,500 spektatorë pritet të krijojë një atmosferë elektrizuese.

Formacionet ende nuk janë zyrtare, por sipas parashikimeve, Polonia pritet të rreshtohet me skemën 3-4-2-1. Kjo nënkupton tre mbrojtës në qendër, krahë të avancuar dhe dy mesfushorë kreativë në mbështetje të sulmuesit të vetëm.

Në portë pritet të jetë Bartłomiej Drągowski, ndërsa mbrojtja do të udhëhiqet nga Jakub Kiwior. Në krahun e djathtë pritet të aktivizohet Matty Cash, ndërsa në mesfushë Piotr Zieliński dhe Sebastian Szymański do të jenë përgjegjës për ndërtimin e aksioneve dhe furnizimin e repartit ofensiv, ku në krye të sulmit pritet Lewandowski.

Top Channel