Lewandowski e ka “ters” Shqipërinë, mediat polake ngrenë alarmin për kapitenin e tyre para duelit me kuqezinjtë Sot në mbrëmje Kosova hedh një hap shumë afër ëndrrës së pjesëmarrjes në finalen e Kupës së Botës.
Kombëtarja është përgatitur intensivisht për gjysmëfinalen e ‘play-off’-it që luhet sot në Bratislavë mes Sllovakisë dhe Kosovës.
Dje në konferencën për media, një ditë para ndeshjes, përzgjedhësi i kombëtares, Franco Foda dhe sulmuesi, Vedat Muriqi, shprehën optimizëm dhe besim te mundësia e një rezultati pozitiv.
“Jemi përgatitur shumë mirë dhe kemi fokus të plotë në anën taktike. Në ndeshjen e nesërme synojmë të tregojmë se mund të luajmë suksesshëm si mysafirë, ashtu siç kemi arritur kundër Islandës, Suedisë dhe Sllovenisë më parë”, tha trajneri i Kosovës, Franco Foda.
Strategu gjerman rikujtoi se qëllimi fillestar kur mori drejtimin e Kombëtares ishte ndërtimi i bazës për kualifikimin në Evropianin e ardhshëm, por që tani skuadra është afër historisë për një kualifikim në Botëror:
“Ekipi ka bërë përparime të mëdha këto muajt e fundit. Janë bashkangjitur disa lojtarë të rinj dhe kjo na jep mundësi të shohim përpara drejt një sfide të rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës. Kam marrë informacione nga asistentët që do të ketë reshje shiu dhe do të jetë shumë më ftohtë, por shiu dhe fusha jo në gjendje të mirë janë për të dyja ekipet. Futbollistët duhet ta shijojnë këtë ndeshje të rëndësishme, edhe në kushte sfiduese”, tha trajneri i Kosovës, Franco Foda.
Ndërkaq, sulmuesi dhe kapiteni i Dardanëve në këtë ndeshje, Vedat Muriqi, nënvizoi rëndësinë e sfidës dhe përgatitjet e ekipit.
“E dimë pikët e forta dhe të dobëta të Sllovakisë dhe jemi të gatshëm për çdo sfidë. Kemi vetëm dy ndeshje për të shkruar historinë”, tha sulmuesi dhe kapiteni Vedat Muriqi.
Menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, sqaroi informacionet që qarkulluan lidhur me tifozët e Kosovës.
“Të gjithë tifozët që kanë siguruar bileta për sektorët e ndryshëm në stadium do të lejohen pa problem të hyjnë. Ne sapo kemi përfunduar një takim me zyrtarët e Federatës sllovake dhe ata të UEFA-s dhe lajmet që qarkulluan për ndalim të tifozëve të Kosovës janë të pavërteta. Megjithatë, përdorimi i simboleve shtetërore do të jetë i kufizuar në sektorët ku janë tifozë sllovakë për shkaqe sigurie, ndërsa në sektorin e tifozëve të organizuar të Kosovës do të lejohen të gjitha simbolet shtetërore e kombëtare”, tha menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.
Ndeshja Sllovaki – Kosovë zhvillohet ditën e sotme në orën 20:45.
Top Channel