Interi nuk heq dorë nga Diaby, Salah mund ta ndihmojë për ta sjellë në Milano
Franco Foda dërgoi këtë të enjte në UEFA listën prej 23 lojtarësh që do të jenë në ndeshjen e kombëtares së Kosovës me Sllovakinë në sfidën e vlefshme për playoffin e Botërorit 2026, një sfidë që do të luhet në stadiumin ‘Tehelne Pole’ të Bratislavës dhe që do të transmetohet në platformën Digitalb.
Kosova i mbylli të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje të madhe ku Dardanët do të kërkojnë të arrijnë në finalen e playoffit që do ta luante në ‘Fadil Vokrri’ përballë Turqisë ose Rumanisë.
Në listën që trajneri i Kosovës ka dërguar në UEFA janë lënë jashtë 2 futbollistë që do ta ndjekin sfidën nga tribuna dhe bëhet fjalë për mbrojtësin Leard Sadriu dhe mesfushorin Vesel Demaku, përsa i përket pjesës tjetër nuk ka ndryshim.
Top Channel