Shiste kafe dhe… kokainë në lokalin e tij, arrestohet i riu nga Bulqiza Operacion mes drejtorisë vendore të policisë Korçë dhe drejtorisë së kufirit e migracionit, kapet drogë në doganën e Kapshticës.
Mësohet se pas informacioneve të marra, janë kapur 2 shtetas grek në pikën kufitare të Kapshticës me sasi droge brenda në mjet.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasit grekë kanë modifikuar një pjesë të mjetit për të bërë të mundur futjen e lëndës narkotike kanabis sativa.
Sasia e kapur është rreth 30 kilogramë. Shtetasit grek u kapën në tentativë për të kaluar drejt vendit fqinj, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë për të zbuluar sasinë e drogës të fshehur në mjet.
Dy grekët, dyshohen se e ka marrë drogën në shtetin shqiptar dhe kanë dashur ta çojnë drejt shtetit helen ndërsa janë arrestuar nga policia. Hetimet për rastin vijojnë për të zbardhur edhe persona të tjerë që kanë lidhje me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Operacioni i zhvilluar si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të DVP Korçë dhe Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e paligjshmërisë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 37 pako me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 34 kilogramë, vihen në pranga 2 shtetas grekë.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e DVP Korçë në bashkëpunim me DVKM Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë finalizuan operacionin e koduar “Gorica”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit grekë:
-Th. K., 48 vjeç dhe A. M., 34 vjeçe, banues në Greqi.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një automjet me targa greke do të trafikonte drejt Maqedonisë së Veriut, me destinacion final Greqinë, një sasi me lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar dhe u vunë në ndjekje të tij.
Automjeti me drejtues 48-vjeçarin dhe pasagjere shtetasen A. M., u paraqit në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Goricë dhe gjatë procedurave të kontrollit kufitar mbi bazën e analizës së riskut, automjeti u kalua për kontroll në vijën e dytë. Nga dyshimet e krijuara, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore, kaluan këtë automjet për kontroll më të detajuar në skaner, ku si rezultat u gjetën të fshehura, në një vend të krijuar posaçërisht në pjesën e poshtme të mjetit, 37 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 34 kilogramë.
Në vijim të veprimeve të para hetimore, nga strukturat e policisë u arrestuan në flagrancë dy shtetasit grekë të lartpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 34 kg me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë eurosh.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel