“Jemi pa fjalë, nuk e meritonim”, Laçi për DigitAlb: Nuk kemi arritur asnjëherë në këtë fazë, por…
26/03/2026 23:31
Pas humbjes në Varshavë me Poloninë, Qazim Laçi është shprehur se, pavarësisht rezultatit, ai është krenar për lojën dhe lojtarët.
“Jemi pa fjalë. Pa fjalë. E para, unë jam shumë krenar për çunat, për paraqitjen sot. Nuk e meritonim. Kështu e ndjeva unë brenda në lojë. Është e vështirë të gjej fjalët e duhura, por duhet të mbajmë kokën lart. Mos të harrojmë që s’kemi arritur asnjëherë në këtë fazë.
Duhet të jetë një motivim për të ardhmen. Është e vështirë të përgjigjem tani, jemi profesionistë, mos të harrojmë. Duhet ta mbajmë kokën lart, kemi edhe një të ardhme”, u shpreh Laçi.
Top Channel