Kosova, një ditë para ndeshjes me Sllovakinë, Foda: Synojmë vetëm fitoren
Për Italinë ka ardhur më në fund momenti i së vërtetës. Nën drejtimin e Gennaro Gattusos dhe nën reshjet e shiut, skuadra italiane ka zhvilluar seancën e fundit për ndeshjen e playoffit me Irlandën e Veriut.
Një takim i rëndësishëm ky për 4 herë kampionët e botës për të evituar një tjetër eliminim të turpshëm nga një kompeticion siç është Botërori i futbollit që këtë vit për herë të parë do të mbahet në 3 shtete, SHBA, Kanada dhe Meksikë, dhe për herë të parë do të jetë me 48 skuadra.
Gennaro Gattuso i ka idetë e qarta për këtë përballje dhe e ka zgjedhur formacionin me të cilën do të luajë ndaj Irlandës së Veriut, kjo edhe sepse në daljen e tij në media ai deklaroi se të gjithë janë mirë. Dhe kështu ja cili është formacioni që do të hedhë në fushën e lojës Gattuso në Bergamo; një formacion me skemën 3-5-2 me Donnarumma; Mancini, Bastoni, Calafiori; Politano, Barella, Locatelli, Tonali, Dimarco; Retegui, Kean.
Në seancën stërvitore të pasdites së kësaj të enjteje, Gattuso tentoi zgjidhje për një lidhje me qendërmbrojtësin anësor me mesfushorin e krahut, ndërsa gjysmësulmuesi i krahut punoi me një prej qendërsulmuesve në kombinimet me topin. Më pas i gjithë grupi punoi me goditjet standarde. Por koha për t’u stërvitur ishte e shkurtër për të gjetur një lojë të përcaktuar mirë, për t’u njohur në perfeksion. Më shumë se me organizimin, Gattuso po punon me motivimet. Sigurisht që ai i ka njohuritë e duhura për të dhënë më të mirën e tij në këtë lëndë komplekse.
Top Channel