Italia feston në pjesën e dytë, mund Irlandën e Veriut në Bergamo dhe i afrohet Botërorit të parë në 12 vite
26/03/2026 23:00
Misioni i parë u përmbush me sukses. Italia fitoi 2-0 ndaj Irlandës së Veriut në “New Balance Arena” në Bergamo, duke siguruar të drejtën për të luajtur finalen e “playoff”-it që të çon në Kupën e Botës 2026.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Gennaro Gattuso arriti objektivin në një mbrëmje ku gabimet nuk lejoheshin, e cila nisi me një minutë heshtje në nder të Beppe Savoldit, i ndarë nga jeta pikërisht sot në Bergamo.
Italia tashmë është një hap larg Botërorit, me finalen e “playoff”-it që do të vendosë fatin e saj.
REZULTATI FINAL:
Italia 2-0 Irlanda e Veriut
Tonali 56’, Kean 80’
Top Channel