Hakerat iranianë sulmuan Postën Shqiptare, ministri Demo: Aktualisht çdo shërbim funksionon, ekspertët po merren me detajet
26/03/2026 10:28
Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, ka komentuar hakerimin e Postës Shqiptare nga iranianët.
Ai deklaroi se ekspertët shqiptarë po punojnë, por shtoi se aktualisht çdo shërbim është i aksesueshëm.
“Momenti që flasim po zhvillohet një analizë e detajuar nga AKSHI dhe nga ekspertët e postës. Të gjitha shërbimet e postës vazhdojnë normalisht s’ka të dhëna për informacione të inkriptuara të paaksesueshme nga vetë posta. Vetë autoriteti kombëtarë i luftës kibernetike i ka të gjitha kapacitetin për integritetin e të dhënave të institucioneve shqiptare”, u shpreh ai.
Top Channel