“Duhet t’i shfrytëzonim rastet që kishim”/ Shehu i zhgënjyer pas humbjes në Poloni: Për disa lojtarë ishte shansi i fundit për në Botëror

26/03/2026 23:26

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu, nuk e fshehu zhgënjimin e disfatës në play off-in e Botërorit kundër Polonisë.

Ai u shpreh se nëse nuk shfrytëzon rastet, atëherë ndeshja bëhet më e vështirë, ndërsa shtoi se për disa nga lojtarët e Kombëtares, ky ishte rasti i fundit për të luajtur në një Botëror.

“Duhet të shfrytëzonim rastet që kishim dhe do të ishte mjaftueshëm. Kur nuk shfrytëzon rastet, gjërat bëhen më të vështirë. Ata i shfrytëzuan rastet e tyre. Futbolli kështu është, me fragmente. Në ndeshje të vështira duhet të shfrytëzosh rastet.

Lojtari që është para portës duhet të jetë më i qartë ose më i qetë. Raste kanë humbur lojtarë më të mirë se ne.

Situata për të gjithë është e vështirë. Kur e ke fitoren në dorë, të dhemb shumë. jo vetëm për Bajramin dhe Pilon, por për të gjithë. Për disa nga lojtarët mund të ishte shansi i fundit për të shkuar në Botëror”, tha Shehu për DigtAlb.

Top Channel