Demollari nderohet në Maliq, ikona e futbollit shqiptar shpallet “Qytetar Nderi”, emocionon me rrëfimin e tij

26/03/2026 15:26

Ikona e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, është nderuar nga Këshilli Bashkiak i Maliqit me titullin “Qytetar Nderi” në vlerësim të karrierës së tij të spikatur dhe kontributit të dhënë në sportin shqiptar ndër vite.

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Bashkia, Sulejman Demollari u vlerësua si një nga figurat më të rëndësishme të futbollit, duke u kthyer në një simbol frymëzimi për të rinjtë dhe komunitetin sportiv.

Mes emocionesh, Demollari në rrëfimin e tij u ndal te kujtimet e fëmijërisë që ishin zanafilla e një rrugëtimi të gjatë e të suksesshëm.

Gjatë kësaj ceremonie, Bashkia Maliq nderoi edhe dy figura të tjera të spikatura. Me titullin “Krenaria e Bashkisë Maliq” u vlerësuan edhe Gjergji Merlika dhe Ali Refatllari, për kontributin e tyre në fushën e arsimit dhe mjekësisë.

Top Channel