Flamurtari reagon zyrtarisht në lidhje me përjashtimin nga skuadra të Lorenc Trashit i cili u dyshua se shkaktoi enkas penalltinë në favor të Bylisit në ndeshjen e zhvilluar fundjavën e kaluar.

Klubi vendosi për pezullimin e përkohshëm të futbollistit, një vendim që e publikoi në rrjetet sociale. Në vendimin e klubit vlonjat theksohet ndër të tjerat se paraqitja e Trashit në ndeshjen ndaj Bylisit rezultoi se ishtë nën standardet e kërkuara dhe objektivave të përcaktuara. Por jo vetëm kaq, Flamurtari në komunikatën e tij thekson se janë evidentuar veprime dhe vendimmarrje të rrezikshme, të cilat kanë ndikuar negativisht në interesin sportiv të klubit, përfshirë episodin në minutat shtesë që çoi në akordimin e një penalltie dhe ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin e takimit.

Të gjitha këto bënë që Flamurtari të vendosë që të përjashtojë në mënyrë të përkohshme Lorenc Trashin, një masë që do të  zbatohet deri në përfundimin e procedurës së verifikimit dhe marrjen e vendimit përfundimtar. Edhe pse i pezulluar, Lorenc Trashi, gjatë kësaj periudhe do të stërvitet sipas programit të Flamurtarit dhe është i detyruar të paraqitet në të gjitha aktivitetet e planifikuara dhe në çdo kontroll mjekësor që kërkohet. Po kështu Trashit i kërkohet që brenda 48 orëve të paraqesë shpjegim me shkrim në klub, shpjegime që do të merren në konsideratë gjatë procesit të verifikimit të brendshëm në kuadër të vendimit përfundimtar për masën disiplinore

Vendimi i plotë i Flamurtarit:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB