“Tifozët janë forca jonë”/ ‘Finalja’ me Poloninë, Sylvinho: E adhuroj Lewandwoskin, por duhet të kemi kujdes edhe nga të tjerët

25/03/2026 17:38

I pyetur për ekipin polak, trajneri Sylvinho u ndal veçanërisht te Lewandowski.

Ai u shpreh se e adhuron yllin e Polonisë, por u shpreh se ekipi duhet të ketë kujdes edhe nga lojtarët e tjerë.

“Tifozët janë forca jonë. Sa i përket ndeshjes në Tiranë, e shkuara ka kaluar. Ka qenë moment tjetër për të dyja ekipet. Do të jenë 90 minuta të rëndësishme dhe të vështira. Shpresoj për sa më pak gabime. Janë kushte të ndryshme për të dyja skuadrat. Siç e thashë edhe më herët, në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë.

Keni të drejtë. Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë në botë. E adhuroj mënyrën se si luan. E dua edhe klubin ku luan. Është i pabesueshëm në kuadratin e portës. Rreth tij, ai ka një skuadër që luan për të. Ai është një nga më të mirët. Sigurisht, duhet të kemi kujdes për të, por janë edhe shumë lojtarë të tjerë që duhet t’i shohim”, u shpreh Sylvinho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB