“I trajtoi si miq britanikët në hotelin e tij”/ Familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të ekzekutorit: Nuk ka drejtësi nëse nuk dalin urdhëruesit
Gjykata kushtetuese ka hedhur shortin për shqyrtimin e kërkesës së dy deputetëve Agron Shehaj dhe Erald Kapri, të cilët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat kushtetuese nga parlamenti.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, qëndrimi i dy deputetëve do të ketë relator gjyqtarin kushtetues Sandër Becin.
Në qëndrimin e tyre Shehaj dhe Kapri kërkojnë konstatimin e cenimit të të drejtave kushtetuese si deputetë të Kuvendit, si pasojë e mosveprimit të Kryetarit të Kuvendit ndaj kërkesave zyrtare për akses te materialet e dosjes së SPAK-ut mbi bazën e të cilave pritej votimi për heqjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut.
Kërkesa është dorëzuar në datën 26 shkurt dhe gjykata kushtetuese bëri publik faktin se kush do të jetë relator.
Top Channel