Italia në playoff, Gattuso e ka bërë zgjedhjen për formacionin, asnjë surprizë pas stërvitjes së fundit nën reshjet e shiut
Sfida e rëndësishme mes Polonisë dhe Kombëtares shqiptare për playoffin e Botërorit 2026 do të ketë në tribunat e stadiumit një tifoz të veçantë dhe bëhet fjalë pikërisht për presidentin e vendit Karol Nawrocki.
Ky i fundit, që është edhe një tifoz i skuadrës së Legia Gdnask ku aktivizohet edhe futbolli i kombëtares shqiptare, Bujar Pllana, mori detyrën e presidentit të vendit në muajin gusht të vitit 2025. Që nga momenti që fitoi zgjedhjet në vend, ai mbajti raporte të ngrohta me komunitetin e tifozëve në Poloni.
Por së fundmi këto raporte mes tij dhe tifozëve polakë janë krisur dhe shkak për këtë është vetoja e Nawrockit për amendimin e Kodit të Procedurës Penale. Dicka që solli edhe reagimin e tifozëve në ndeshjet e kampionatit, madje ata të Legia Gdansk shpalosën edhe një parrullë kundër kreut të shtetit polak.
Mbrëmjen e së enjtes, Polonia do të presë Kombëtaren Shqiptare në një ndeshje shumë të madhe ku në lojë është kualifikimi për në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës dhe tani në median polake është ngritur pyetja sesi do ta presin tifozët Nawrockin në stadium. Kjo nuk do të jetë hera e parë që Nawrocki do të ndjekë ndeshjen e skuadrës kombëtare polake në stadium, ai ka qenë edhe në përballjen me Finlandën që Polonia e fitoi 3-1. Pas përfundimit të asaj ndeshjeje presidenti polak shkoi në dhomat e zhveshjes për të takuar me shumë entuziazam skuadrën.
Top Channel