Live Poloni-Shqipëri/ Një ditë para finales së parë për në Botëror, skuadra stërvitet në Varshavë, Sylvinho: Kam dy muaj që nuk fle gjumë

25/03/2026 19:10

Shqipëria është gati për duelin historik me Poloninë, me kuqezinjtë që do të ndeshen në Varshavë të enjten për një vend në finalen e play off-it që të dërgon në Botëror.

Ekipi përfaqësues ka udhëtuar drejt Varshavës këtë të mërkurë, ku pas akomodimit në hotel, skuadra ka nisur seancën e fundit stërvitore.

Në konferencën për mediat, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se kjo do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e kuqezinjve, ndërsa kapiteni Gjimshiti tha se ekipi është gati për të realizuar ëndrrën e Botërorit.

Nga ana tjetër, trajneri i polakëve, Jan Urban, e cilësoi këtë ndeshje si më të rëndësishmen në jetën e tij, duke shtuar se kuqezinjtë i kanë shkaktuar shpesh probleme Polonisë.

17:53 “Na kanë shkaktuar gjithmonë probleme”/ Trajneri i Polonisë flet për duelin me Shqipërinë: Urojmë që nesër mos të ketë surpriza

Trajneri i Kombëtares së Polonisë, Jan Urban, foli sot para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp, pak ditë para gjysmëfinales së play-off-it të Botërorit kundër Shqipërisë.

17:38 “Tifozët janë forca jonë”/ ‘Finalja’ me Poloninë, Sylvinho: E adhuroj Lewandwoskin, por duhet të kemi kujdes edhe nga të tjerët

I pyetur për ekipin polak, trajneri Sylvinho u ndal veçanërisht te Lewandowski. Ai u shpreh se e adhuron yllin e Polonisë, por u shpreh se ekipi duhet të ketë kujdes edhe nga lojtarët e tjerë.

17:33 “E thashë dhe më parë, nuk duhet të qahemi”/ Sylvinho: Nuk e kam menduar ende formacionin për nesër

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, foli përpara ndeshjes së parë të play off-it me Poloninë. Në konferencën për mediat, tekniku brazilian u ndal te mungesat, duke thënë se nuk është koha që stafi të qahet, ndërsa nuk e ka zbuluar ende formacionin zyrtar që do të hidhet nesër në fushë.

17:25 “I njohim cilësitë e Muçit dhe Mehmetit”/ Sylvinho para ndeshjes me Poloninë: Një nga më të rëndësishmet, kam dy muaj që nuk fle gjumë

Shqipëria luan finalen e parë për në Botërorin 2026, ku në Varshavë do të ndeshet me Poloninë. Pas arritjes në kryeqytetin polak, trajneri i Kombëtares kuqezi, Sylvinho, ka folur në një konferencë për mediat, ku tregon se çfarë pret nga ky takim.

17:16 “Do provojmë çdo gjë për këtë ëndërr”/ Dueli me Poloninë, Gjimshiti: Lewandowski? Fokusi ynë është vetëm fitorja

Shqipëria luan finalen e parë për në Botërorin 2026, ku në Varshavë do të ndeshet me Poloninë. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, u shpreh në konferencën përpara mediave se ekipi është gati për këtë moment historik.

12:21 Ëndrra për Kupën e Botës, Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët

Kombëtarja shqiptare udhëton drejt Varshavës për sfidën shumë të rëndësishme me Poloninë të vlefshme për gjysmëfinalet e playoffit të Botërorit 2026. Portieri i kuqezinjve ka folur për fifa.com në lidhje me këtë ndeshje, rëndësinë e trajnerit Sylvinho dhe shanseve për një kualifikim të mundshëm historik në fazën finale të Kupës së Botës.

10:24 Në mbështetje të Kombëtares/ Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë

Kombëtarja shqiptare luan mbrëmjen e kësaj të enjteje ndeshjen më të rëndësishme të saj në këtë sezon teksa do të përballet me Poloninë për të bërë realitet ëndrrën Botërori 2026.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB