Poloni-Shqipëri, me presidentin Nawrocki në tribunë, por si do ta presin tifozët vendas…
Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Federata Senegaleze e Futbollit apeloi vendimin e Confederatës Afrikane të Futbollit për t’i hequr titullin e Kupës së Afrikës për t’ia dorëzuar atë Marokut. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë nëpërmjet një komunikate për shtyp konfirmoi apelin e bërë nga Senegali.
‘Apeli ka të bëjë me një vendim të marrë nga CAF në 17 marsin e vitit 2026 që deklaronte humbjen e Senegalit në finalen e Kupës së Afrikës 2025 në Marok duke i dhënë fitoren në tavolinë 3-0 përfaqësueses marokene-shpjegonte CAS në komunikatën e tij.
Finalja e 18 janarit të 2026 mes Marokut dhe Senegalit u përfshi nga një kaos i madh pas momentit kur u akordua një penallti për Marokun që zemëroi skuadrën senegaleze e cila braktisi fushën e lojës për t’u kthyer pas shumë minutash në fushën e lojës. Brahim Diaz e humbi penalltinë dhe 90 minutëshi u mbyll 0-0 me ndeshjen që shkoi në kohë shtesë ku Gueye shënoi golin që i dha fitoren e ndeshjes Senegalit.
Maroku reagoi dhe iu drejtua komisionit të Apelit në CAF me këtë të fundit që i dha të drejtë gjë që shtyu Senegalin t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv
Top Channel