Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, foli përpara ndeshjes së parë të play off-it me Poloninë.

Në konferencën për mediat, tekniku brazilian u ndal te mungesat, duke thënë se nuk është koha që stafi të qahet, ndërsa nuk e ka zbuluar ende formacionin zyrtar që do të hidhet nesër në fushë.

“Kjo skuadër është rritur shumë. kemi lojtarë që luajnë si sulmues krahu, por edhe në qendër. Siç e thash edhe më herët, nuk më pëlqen të qaj. Është e vërtet që na mungojnë 2-3 lojtarë, por duke u bazuar te karaktersitikat e lojtarëve, nuk mund të qahemi.

Nuk ia kam idenë se përse ai tha se do të na mundin nesër. Ai është një njeri i qetë, kanë një skuadër të madhe, luajnë në shtëpi. E kuptoj presionin. Nuk jemi të surprizuar. Ne kemi një ekip të madh. Në Europianin e 2024 kishim tre ndeshje radhazi me tre skuadra të mëdha, duke marrë shumë eksperiencë. Në 90 minuta ndodhin çdo gjë. Jemi gati të luajmë 90 minuta nesër.

Jam mirë. Kjo është pjesa më e vështirë për një trajneri të kombëtareve. E kemi ndjekur kampionatin polak. Dy vite më parë, kemi qenë këtu duke parë një ndeshjes së Muçit. Duke pasur Pllanën dhe Shehun pjesë të skuadfrës na ndihmojnë. Nuk e di a do të luajnë të tre, por pjesëmarrja e tyre na ndihmon. Pllanën e ndjekim prej gjashtë muajsh. Kemi pasur vetëm dy stërvitje, sot kemi të fundit dhe ende nuk e kam ndarë mendjen për formacionin përfundimtar”, tha Sylvinho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB