“E fituam luftën”/ Reagon sërish Trump: Po flasim me njerëzit e duhur në Iran, ata po kërkojnë me dëshpërim një marrëveshje
Janë zbuluar identitetet e dy pilotëve të Air Canada që humbën jetën pas përplasjes së avionit me një kamion zjarrfikës në aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut.
Viktimat janë identifikuar si Antoine Forest dhe Mackenzie Gunther, shkruan BBC.
Sipas mediave lokale, Forest ishte 30 vjeç dhe vinte nga Québec, ndërsa Gunther ishte diplomuar në Seneca Polytechnic në vitin 2023, duke qenë në fillimet e karrierës së tij si pilot.
Aksidenti ndodhi rreth orës 23:40 sipas kohës lokale të dielën, duke shkaktuar gjithashtu plagosjen e 41 personave, të cilët u dërguan në spital.
Administratori i Federal Aviation Administration, Bran Bedford, e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të madhe: “Këta ishin dy të rinj në fillimet e karrierës së tyre, dhe është një humbje e jashtëzakonshme”.
Hetimet për aksidentin kanë nisur, ndërsa do të analizohen regjistrimet e kabinës së pilotimit dhe të dhënat e fluturimit për të zbardhur shkaqet.
Top Channel